Në seancë te logopedi që abuzoi psiqikisht me 5-vjeçaren

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Logopedi Iljasa Fazliu u arrestua pasi dyshohet se abuzloi psiqikisht me një vajzë 5 vjeç, e diagnostifikuar me autozëm. Kjo gjë e përfshiu atë në një rrahje me familjarët e fëmijës.

Një fotografi e logopedit është dërguar në adresë të Gazetës Express dhe thuhet se është realizuar gjatë një seance mjekësore. Ai shihet teksa qëndron i mbështetur dhe me sy të mbyllur.

Policia i ka arrestuar edhe dy familjarë të 5-vjeçares, siç konfirmohet në raportin 24-orësh.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR | Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52.  Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të arrestuarit pas intervistimit u dërguan në mbajtje.

Të ngjashme