Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari i 43-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin W04870 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe është duke ofruar dëshminë e tij në sesion privat për publikun.
Dëshmia e këtij dëshmitari filloi të hënën me 29 nëntor dhe sipas përmbledhjes së ZPS-së, ai do të flas lidhur me një vrasje të paligjshme të një viktime, e cila pretendohet se është bërë pas arrestimit dhe mbajtjes nga anëtarë të UÇK-së në zonën e Llapit.
Para se të fillojë dëshminë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III dha dy urdhra me gojë. Fillimisht, ai trajtoi parashtrimet e mbrojtjes së Veselit për të cilat tha se iu janë bashkuar me vonë edhe ekipet tjera mbrojtëse lidhur me dëshmitarin W4235.
“Sa i takon themelit të kërkesës së parë nga mbrojtja e z.Veseli, trupi gjykues konstaton që nuk ka tregues që ZPS-ja nuk ka nxjerrë materialin që ajo është detyruar që ta nxjerrë. Më fjalë të tjera nuk ka tregues se shkelja e nxjerrja e materialeve nga ana e ZPS-së sa i takon informacionit të përmendur nga mbrojtja e z.Veseli. ZPS ka përmbushur detyrimet e saj për të nxjerrë deklaratat e dëshmitarit të prokurorisë sipas rregullit 102 ose 203. Gjithashtu, justifikimet në këtë fazë për nxjerrje shtesë për urdhrin nga ana e trupit gjykues është përmbushur nga prokuroria”, tha Smith, përcjell Betimi Për Drejtësi.
Sipas asaj që tha kryetari i trupit gjykues, mbrojtja e Veselit kishte kërkuar që dëshmitë e këtij dëshmitari të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të pranohen vetëm si prova.
“Së dyti; sa i takon mbrojtjes së z.Veseli dhe kërkesës që ka të bëjë me dëshmitë e këtij dëshmitari të cilat duhet të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të pranohen sipas rregullës 154, trupi gjykues ka vendosur se provat e propozuara për këtë dëshmitar përmbushin kërkesën sipas rregullës 154 dhe se kjo është në përputhje me atë që është përcaktuar në parshtrimin e protokolluar 001848. Duke marrë parasysh sa është thënë, mbrojtja nuk ka arritur që të vertetojë që kushtet e kërkesa për shqyrtimin dhe rishqyrtimin e vendimit nuk janë përmbushur në përputhje me menyrën e dhënë të dëshmisë së dëshmitarit. Është e drejtë të vërehe se megjithatë dy deklaratat e marra nga autoritetet serbe nuk janë përgënjeshtruar nga dëshmitari gjatë seancës përgatitore dhe se informacioni i ofruar në këtë rast përpara trupit gjykues në kohë ka qenë pjesë e vendimit të rregullës 154”, tha Smith III.
Smith III tha se dy deklaratat e këtij dëshmitari do t’i pranojë si prova vetëm me qëllimin e vlerësimit të vërtetësisë së tyre dhe jo përmbajtjes.
“Duke marrë parasysh së palët pajtohen se dy deklaratat janë false dhe të pasakta dhe përbëjnë informacion të pasaktë dhe e këto deklarata do të jenë relevante për të testuar besueshmërinë e dëshmitarit dhe besueshmërinë e dëshmisë e dëshmitarit, trupi gjykues vlerëson se në qoftë se kur ZPS-ja t’i përmbush kërkesat e mbetura të rregullës 154, Trupi gjykues do t’i pranojë ato për qëllimin e vetëm të vlerësimit të provave dhe jo për vërtetësinë e përmbajtjes së tyre. Trupi gjykues si rezultat i ndryshon vendimin për rregullën 154 për aq kohë sa e konstaton të dy deklaratat të dhëna për autoritetet serbe në faqet 043783 deri në 043791 dhe 034792 deri në 043793 në dokumentin 043783 deri në 043793…vetëm për të vlerësuar besueshmërinë e dëshmitarit por jo rëndësinë e përmbajtjes se tyre. Trupi gjykues kundërshton pjesën tjetër të njëjtit juridik të kërkuar nga mbrojtja e z.Veseli”, tha Smith kështu duke përfunduar edhe urdhrin e parë me gojë.
Ndërsa urdhri i dytë i Smith III kishte të bënte me disa dokumente që ZPS-ja ia kishte paraqitur dëshmitarit me kodin W04870. Sipas kryetarit të trupit gjykues, mbrojtja ka kundërshtuar pranimin e këtyre dokumenteve.