Në ShBA lejohet përdorimi i ilaçit remdesivir për trajtimin e Coronavirusit

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në Shtetet e Bashkuara ka lejuar përdorimin e ilaçit remdesivir për trajtimin e Coronavirusit.

Me këtë autorizim do të thotë se ky ilaç mund të përdoret te personat e infektuar me COVID-19, transmeton KOHA.

Në një testim të fundit klinik është bërë e ditur se ky bar ka përshpejtuar shërimin e personave që ishin në gjendje të rënë.

Autorizimi emergjent nga administrata nuk është i njëjti me aprovimin zyrtar që kërkon një nivel të lartë të analizave.

Ekspertët kanë deklaruar se ilaçi që fillimisht ishte krijuar për trajtimin e Ebolës nuk duhet të merret si ilaçi më i suksesshëm për Coronavirusin.

Të ngjashme