Rastet fatale si ai i George Floyd janë të shpeshta në Amerikë.
Kështu po thonë anëtarët e shoqërisë civile e avokatë të komunitetit afrikano-amerikan, të cilët u ftuan në kongres nga demokratët për të treguar përvojat e jetës së njerëzve me ngjyrë.
Ky komunitet thotë se ndihet i lodhur që lufta kundër racizmit nuk solli përmirësime as në shekullin e 21-të. Prandaj, reformat tek organet e rendit dhe kufizimet në përdorimin e forcës u panë si shumë të rëndësishme.