Në Shtetet e Bashkuara, numri i vdekjeve si pasojë e coronavirusit ka rënë në 2,113 në 24 orët e fundit, derisa numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga kjo sëmundje deri ditën e djeshme ishte 52,422.
Më së shumti vdekje ditore ka pasur më 15 prill, kur u shënuan 2,524 viktima, derisa pas kësaj dite, më së shumti u shënuar të martën, kur 2,416 persona, transmeton Telegrafi.
Por, derisa numri i vdekjeve po bie, rastet ditore të infeksionit janë shtuar në numër rekord.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë diagnostikuar 36,008 persona, që e ngrit në 927,360 të infektuar në përgjithësi.
Rekordi për më së shumti të infektuar brenda një dite, ishte shënuar me dhjetë prill, kur u raportuar për 35,579, derisa të enjten u raportua për një shifër tjetër të lartë apo 34,824 raste brenda 24 orëve.
Instituti i Statistikave dhe Vlerësimit të Shëndetit të Universitetit të Uashingtonit, tani pret që numri i të vdekurve të arrijë në 65.976 deri në gusht – 5,561 më shumë sesa parashikohej më parë.
Megjithëse po rritet numri i rasteve, shumë shtete po konsiderojnë t’i hapin plazhet, nëse vizitorët binden ta respektojnë distancën sociale.