Në SHBA rritet numri i qytetarëve që kanë humbur punën, shifra e përgjithshme e të papunëve shkon në mbi 40 milionë

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Në Shtetet e Bashkuara gjatë javës së kaluar janë deponuar edhe 2.1 milionë kërkesa tjera për përkrahje financiare nga pakoja emergjente, që mbështet të gjithë ata persona që kanë humbur punën në kohën e pandemisë së coronavirusit, kanë njoftuar zyrtarë nga ministria e Punës.

Siç raporton New York Times, me këto kërkesa të reja, numri i përgjithshëm i personave që kanë mbetur papunë nga pandemia e COVIDC-19, nga 15 marsi ka shkuar në mbi 40 milionë.

Kjo është java e tetë me rend që numri i të regjistruarve për përkrahje financiare po zvogëlohet në raport me marsin, kur ishin regjistruar 6.9 milionë brenda vetëm një jave, por përqindja e përgjithshme ka tejkaluar çdo shifër të paraparë.

Urdhrat “qëndro në shtëpi” dhe kufizimi në të bërit biznes janë duke u hequr në pothuajse çdo shtet amerikan, kurse disa lokale kanë filluar të rihapen dhe punonjësit të kthehen në punë.

Megjithatë rihapja e ekonomisë nuk është duke kontribuar edhe aq në zbutjen e papunësisë, pasi edhe në të bërit biznes ekzistojnë disa kufizime. 

Të ngjashme