Tornike Shengelia ka vendosur të largohet nga CSKA Moska.
Në fakt, basketbollisti gjeorgjian e mori këtë veprim si shenjë proteste ndaj sulmit ushtarak që e ndërmori Rusia mbi Ukrainën.
Raportohet se Shengelia tashmë është larguar nga Rusia edhe pse ka kontratë deri në vitin 2023.
30 vjeçari paraprakisht e kishte bërë një postim në rrjetet sociale duke shkruar: “Duke u lutur për Ukrainën. Qëndro e forte”.
Mirëpo, përfaqësuesit e tij nuk kanë dashur të japin detaje rreth vendimit të klientit të tyre.
“Toko Sengelia nuk e ka bërë asnjë deklaratë për vendimin e tij. Ai është i fokusuar në familjen e tij. Kur të merret vendimi për të ardhmen e tij, do të flasim fillimisht me CSKA Moskën”, ka thënë menaxheri i tij, Nikos Varlas.