Në sheshet e Prishtinës dhe Aeroport, shpërndahen fletushka informuese për votuesit e diasporës

Prishtinë | 16 Gus 2024 | 11:56 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë të premten fletushka informuese për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, raporton Ekonomia Online. 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se përveç shpërndarjes së fletushkave në sheshet e Prishtinës, ato janë duke u shpërndarë edhe në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari dhe në të gjitha pikat kufitare.

Ai ka thënë se është momenti i përshtatshëm për të arritur një numër sa më të madh të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve që kanë ardhur për pushime në Kosovë. 

“Meqenëse jemi në një periudhë në prag të fillimit të procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, pasi së shpejti pritet edhe të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, prej disa javësh Komisioni i Zgjedhjeve ka filluar disa fushata informuese për qytetarët e Republikës së Kosovës. Pasi ditë më parë kemi filluar fushatën informuese për disa nga ndryshimet në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, sot kemi filluar një tjetër kampanjë informuese. Së bashku me kolegët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po shpërndajmë broshura informuese për procesin e regjistrimit dhe votimit jashtë Kosovës. Kemi në këtë periudhë pushimesh dhe është moment i përshtatshëm për të arritur një numër sa më të madh të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve që kanë ardhur për pushime në Kosovë. Me anë të këtyre broshurave po shpërndajmë informacion se si do të realizohet procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës dhe pastaj edhe faza tjetër, që është procesi i votimit jashtë Kosovës. Përveç shpërndarjes së fletushkave apo broshurave informuese në sheshet e Prishtinës, kjo gjë po bëjnë edhe kolegët në Aeroportin Adem Jashari si dhe në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës,” ka thënë ai. 

Të ngjashme