Mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore, mësimdhënësit “pezullojnë” grevën

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 10:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar te mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore në 59 qendra të testimit në gjithë Kosovën.

Në Gjimmnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë, të cilën e vizitoi Ekonomia Online, procesi po zhvillohej sipas planit.

Drejtori Haxhi Metaj tregoi se në këtë shkollë do t’i nënshtrohen testit 78 nxënës nga tri shkolla të kryeqytetit.

“Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe gjithçka është në rregull. Shumica e mësimdhënësve janë në grevë, por për test kanë ardhur janë të gjithë këtu. Janë komisionerë dhe vëzhgues.”, tha ai për EO.

“Testit të maturës do ti nënshtrohen 78 nxënës nga tri shkolla: “Ahmet Gashi’, ‘Xhevdet Doda’ dhe ‘Sami Frashëri’. Kontrolle do të ketë të vazhdueshme edhe nga Ministria e Arsimit”.

Ndërsa, nxënësit nuk u prononcuan shkaku i emocioneve para testit të maturës.

Provimit të Maturës Shtetërore, në afatin e dytë, i nënshtrohen të gjithë maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë,

“Testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen rreth 5,084 maturantë në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces do të angazhohen rreth 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues”, ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).

Ministria po ashtu ka njoftuar se në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MAShTI ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij provimi. Në çdo bankë do të sistemohet nga një nxënës ndërkaq, në çdo klasë do të lejohen më së shumti 12 maturantë.

MAShTI ka kërkuar nga të gjithë personat e angazhuar në proces që të realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, ndërsa kërkon që çdo parregullsi të raportohet me shkrim në DKA dhe në MAShTI.

Rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më së largu me datën 7 shtator.

Të ngjashme