Më shumë se 345 mijë nxënës të nivelit parauniversitar janë rikthyer në bankat shkollore, raporton Ekonomia Online.
Edhe në shkollën fillore “Meto Bajraltari” në kryeqytet mësimi ka filluar me kohë të rregullt.
Drejtoresha e kësaj shkolle, Zana Zeqiri për Ekonomia Online ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë.
Ajo ka theksuar se nxënësit me padurim e kanë pritur fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, duke shtuar se po zbatohen rekomandimet e institucioneve.
“Po të gjitha përgatitjet i kemi bërë dhe mësimi ka filluar sipas përgatitjeve është bërë dezinfektimi dhe është bërë njoftimi për të gjithë”.
“Ora e parë ka filluar sipas rregullave dhe orarit të planifikuar. Shkolla jonë punon me skenarin A dhe grupet e para kanë filluar që në 07:30 dhe gjithçka po shkon në rregull”.
“Me padurim nxënësit e kanë pritur edhe para kohës së duhur dhe vonesa nuk kemi pasur dhe është akumuluar ai pushimi njëmujor dhe me padurim”.
Ky gjysmëvjetor, ka filluar sipas skenarit A dhe varësisht nga gjendja me pandemi mund të kalojë në skenarin B, mësim i kombinuar ose mësim online, si pjesë e skenarit të tretë C.