Në Shkollën Teknike të Pejës hapet qendra rajonale e karrierës

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 09:41 | Nga

Në hapësirat e shkollës së mesme teknike “Shaban Spahija” në Pejë, të enjten është hapur Qendra për Karrierë, që do të jetë në funksion për pesë komuna të këtij rajoni: Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junikut.

Kjo qendër është hapu në bashkëpunim të Komunës së Pejës dhe organizatave “Swiss Agency for Development and Cooperation”, “Enhancing Youth of Employment” dhe “Solidar Suisse”. Suzana Baja, koordinatore e programit të “Solidar Suisse” në Kosovë, tregoi se Qendra për orientim në karrierë është pjesë e reformave të edukimit e arsimit profesional.

Kjo qendër, sipas saj, është e para që hapet në rajonin e Pejës.

Të ngjashme