Një minutë pas mesnate në dy maternitetet e Tiranës, kanë ardhur në jetë dy bebet e para të vitit 2021.
Lajmin e ka dhënë vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila shkruan se dy vajzat janë të shëndetshme dhe janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur.
Postimi i Manastirliut:
“Mirë se erdhët Ajla dhe Meri. Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 min pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur🙏🏼 #Gëzuar🎉”, shkruan Manastirliu.