Në Shqipëri, 451 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid-19

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit dhe njofton se nga 4081 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 451 qytetarë, ku 227 raste janë shënuar në Tiranë.

Nuk kanë mundur të fitojnë betejën me COVID shtatë qytetarë: dy nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, një 58-vjeçe nga Elbasani, një 64 vjeçe nga Vlora, një 70-vjeç nga Kavaja, një 78-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Gjirokastra.

Aktualisht në gjithë vendin janë 12.700 pacientë aktivë me COVID, ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkaq, janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148.117.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 163.404 raste pozitive, prej tyre 148.117 janë shëruar, 12.700 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.587 pacientë.

Të ngjashme