Në Shqipëri janë regjistruar gjashtë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në 493.Po ashtu janë regjistruar 311 të infektuar të rinj nga 1397 testime.
Shifra totale e të infektuarve ka arritur në 20.040.
Janë shëruar 85 pacientë në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën e të shëruarve në 10.893. Janë 8654 raste aktive.