Në Shqipëri, mes të infektuarve edhe 4 fëmijë

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri mes të prekurve nga koronavirusi janë dhe 4 fëmijë të moshave të ndryshme, nga 3 deri në 15 vjeç, njofton VOA të enjten.

Autoritetet shëndetësore shpjeguan se ata janë kontakte të rasteve pozitive, se nuk kanë shenja klinike dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 28 raste të reja, numri më i lartë që nga 9 marsi, kur u identifikua rasti i parë pozitiv ndaj COVID 19.

Në total jnë 174 raste të konfirmuara deri tani.

Të dhënat e fundit dëshmojnë se numri i të shtruarve në spital, nuk ka shënuar rritje të ndjeshme. Deri më tani janë 73 persona nën kujdesin e mjekëve nga të cilët 3 raste janë në terapi intensive (2 janë të intubuar). Mbrëmë një grua 71 vjeçare e shtruar në spital në terapi intensive, vdiq, duke e çuar në 6 numrin e viktimave si pasojë e koronavirusit.

Të ngjashme