Me nisjen e lehtësimit të masave nga qeveria, duket se po nis edhe të mendohet për sezonin turistik. Punëtorët kanë nisur thurjen e çadrave të kashtës, siç duket nga fotot e LSA-së të shkrepura përpara një hoteli tek Mali i Robit, në Golem.
Në Itali, një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, ka disa ditë që po mendohet për pushimet. Në Porto Cezareo të Puljas, plazhi është ndarë me litar në mënyrë që të krijohen hapësira e nevojshme e kërkuar për çdo turist. Edhe në Lacio mendohet që të kufizojnë numrin e personave të cilët do të mund të kenë akses në plazh, gjithmonë këta të shoqëruar nga persona që do të mbikqyrin situatën.