Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, thotë se edhe sot, më 28 nëntor 2019, në ditën e tretë, në operacionin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë, nga Policia e Kosovës kanë shkuar 60 operatorë të njësive speciale.
“Zyrtarët policorë po angazhohen në kërkim-shpëtim me përkushtim, profesionalizëm dhe vetëmohim”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.
Më parë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi njoftoi se sot për në Shqipëri janë nisur edhe trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës.