Në Shqipëri po ndodhë një “përleshje asimetrike”, e aktorëve politikë
Prishtinë | 23 Qer 2019 | 21:50 | Nga Fadil Maloku
- Per mua ajo cka po ngjane aktualisht në Shqipëri, është dhe ka të bëjë me fenomenin sociologjik, që njihet dhe shquhet si “ballafaqim, apo përleshje asimetrike”, e dy akterëve politik (PS-s dhe PD-ke), në njē skenë të brishtë politike;
- Them kështu, edhe për shkak se është një luftë e pakompromis (për “jetë a vdekje”!?)midis palëve në konflikt, fuqia relative politike e të cilëve, pra strategjia apo taktika i dallojnë shumë. Por, jo edhe një ballafaqim ofertash të reja, për mirëqenien dhe konsolidimin e sundimit të ligjit, pluralizmit të ideve, zhvillimin ekonomik të vendit, zbutjen e papunësisë, reduktimin e arratisjes masive, etj. Pra është një tensionim i rivalëve të pabarabartë, që kanë ideologji dhe koncepte diametralisht të kundërta pēr diskursin dhe proceset demokratike, në Shqipëri. Opozita, është duke përdorur këto taktika;
- ambientet e hapura për të demonstruar revoltën qytetare
- KOHEN, që mund të ndërlidhet me afrimin e datës se VOTIMIT, por jo edhe ZGJEDHJEVE;
- BEFASINE, fakti se qeveria nuk e ka të njohur fare Planin Operacional tē opposites;
- përgjimet dhe skandalet, që i publikoj Bildi, dhe aferat tjera korruptive për vjedhjet industriale të votës në zgjedhjet e kaluara. Pra si shihet Opozita, është duke përdor një gamë “efektesh kolaterale”, që nënkupton vetëm viktimizim dhe alarmim të skajshëm sociopolitik, të vetës së saj…
- Nocioni i “përleshjes asimetrike” përfshin edhe shumë terma shumë më të hollësishëm, se kaq. Midis tjerash edhe;
- Bojkotimin e afishuar nëpër gjitha mediumet sociale;
- Perleshjen e perditësuar me policine e shtetit;
- Pengesat e vëna nëpër shkolla, ku supzohet të mbahën votimet, e jo zgjedhjet e lira;
- Premtimin kokëfortë të kryeministrit kontravers dhe përgjegjësit kryesor në kaosin e ndodhur shqiptar, për mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor;