Qytetarët e Shqipërisë, sot pritet të protestojnë para kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve.
E në mbështetje të këtij reagimi të qytetarëve, ka dalur edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai tha se është e dhimbshme që ndërkohë që çmimi i naftës rritet, rriten të ardhurat e qeverisë.
“Ka nisur reagimi qytetar që ka mbështetjen tonë plotë. Dhuna policore është praktikë e tmerrshme, abuzive dhe fytyra e vërtetë e një regjimi. Sot dua të vendos edhe njëherë theksin tek nevoja imediate për tu ardhur në ndihmë njerëzve, njerëzit të pagujnë më pak dhe që çmimet të mbahen nën kontroll nuk mjaftojnë fjalët as veprimet boshe dhe nuk mjafton as që topin t’ia hudhësh dikujt tjetër. Është akoma më e dhimbshme që ndërkohë që çmimi i naftës rritet, rriten të ardhurat e qeverisë, them kështu sepse ato nuk janë të qytetarëve”.
Tutje, ai u shpreh se demokratët do të jenë në krye të kësaj beteje për jetën e përditshme të qytetarëve.
Madje, tha se do të kërkojnë mocion me debat për ta vënë para presionit qeverinë, përcjell Klankosova.tv.
“Po ua them paraprakisht ,që pavarësisht prej situatës së brendshme në PD, në asnjë moment nuk e harrojmë detyrën tonë dhe demokratët do të jenë në krye të kësaj beteje për jetën e përditshme të qytetarëve, për krizën e tmerrshme që po kalojnë. Kjo do të thotë që të gjitha ato të ardhura shtesë urgjentishtë t’i dedikojë për familjet në nevojë. Le të mësojmë nga vendet e rajonit. Ne do të kërkojmë mocion me debat për ta vënë para presionit qeverinë”, tha Basha.