Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se gjatë ditës së fundit janë kryer 17,023 vaksinime të tjera kundër virusit Sars Cov-2 në të gjithë vendin.
Që nga nisja e procesit të vaksinimit, të dielën e kaluar, në Shqipëri janë mbi 170 mijë persona që tashmë e kanë marrë dozën e parë të vaksinës që hap një faqe të re në historinë kundër kësaj pandemie.
Gjatë ditës së sotme, Manastirliu njoftoi që procesi i vaksinimit do të vijojë me punonjësit e medias dhe efektivët e policisë së shtetit.