Gjykata e Apelit e Kosovës në muajin shtator ka pranuar 1 mijë e 374 lëndë, por që janë 106 lëndë më shumë që i ka zgjidhur gjatë këtij muaji.
Në raportin e statistikave shihet se kjo gjykatë ka arritur t’i zgjidhë 1 mijë e 480 lëndë.
1. Lëndë civile janë pranuar 581, janë zgjidhur 772.
2. Lëndë penale ( departamenti i përgjithshëm), janë pranuar 129, janë zgjidhur 106.
3. Lëndë penale (departamenti i krimeve të rënda), janë pranuar 63, janë zgjidhur 61.
4. Lëndë të çështjeve ekonomike janë pranuar 37, janë zgjidhur 40.
Gjykata e Apelit njofton se janë 12 mijë e 073 lëndë të pazgjidhura, nga të cilat 10 mijë e 395 të natyrës civile.