Banorët e Shtëpisë së të moshuarave në Prishtinë, janë vizatuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.
Në këtë shtëpi aktualisht janë 13 persona të prekur nga Coronavirusi, bëri të ditur udhëheqësi i kësaj shtëpie, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa, ministri Zemaj tha se këtu panë një përkushtim të stafit ndaj kujdesit të këtyre banorëve, përkundër kushteve jo edhe aq të mirë, për ruajtje nga Covid-19.
Zemaj tha së shpejti pritet të përfundojë objekti i ri i Shtëpisë së të moshuarave, cili do të ofrojë kushte më të mira.
“Pamë një përkushtim të stafit mbi mbikëqyrjen, angazhimi i stafit duhet të vlerësohet. Kushtet janë këto që janë”.
“Së shpejti do të ndërtohet objekti i ri i Shtëpisë së të moshuarave ku do të krijohet kushte më të mira dhe ky objekt të lirohet”, tha Zemaj.
Ministri Zemaj, po ashtu tha se një herë nuk parashihet lehtësim i masave.