Në Skënderaj ka ardhur një epokë e re kulturore: Epoka e Inspektorit të Ushkurit

Prishtinë | 04 Dhj 2025 | 18:37 | Nga Kimete Berisha

Kurvar je vetë.

(Dosja e Ushkurit të Humbur)

Në Skënderaj ka ardhur një epokë e re kulturore:

Epoka e Inspektorit të Ushkurit.

Kryetari me ambicie gjinekologjike mat moralin e grave me hundë të vet,

atë hundë që, e njeh rrugën për në “shtëpi publike” më mirë se çdo konision etike.

Dhe për çudi, edhe pse për vete i ka dy gra,

është më i preokupuar me mitrën e grave të tjera.

Siç duket, dëshiron t’i inspektojë krejt femrat.

INSPEKTORI I USHKURIT bën kontrolle teknike me sy të vet:

– kush i ngjan “shtëpisë publike” sipas mentalitetit të stanit;

– kush duhet të heshtë, se i dështon inspektimi;

– kush duhet të lindë më shumë fëmijë në partinë e tij, se është “e bukur”

(dihet kë e ka në mendje, por unë nuk dua ta poshtëroj);

– kush nuk duhet të lindë, se sipas tij është “e shëmtuar”

(dihet edhe kjo, por unë nuk dua ta bëj publik turpin e tij, jo të sajin).

Dhe për vajzat 14-vjeçare?

Sipas Inspektorit të Ushkurit, sapo shoqërohen me shokë klase: s’ka mësim aty, duhet martuar urgjentisht.

Sepse si çdo inspektor i ushkurit, ai ka një problem fundamental:

shikon poshtë, flet poshtë dhe mendon poshtë.

Horizonti i tij fillon dhe mbaron te rripi i pantallonave.

As me dron e as me satelit nuk e sheh më lart.

Skënderaj: qyteti ku bujqësia ka rënë,

por inspektimi i mitrës ka lulëzuar.

Unë çka i them?

Asgjë:

Kurvar je vetë.

Dhe përtej kurvari – ti e di çka je.

P.S. Ah…

When the Saints Go Marching In.

Unë guxoj të shkruaj, sepse jam serioze: përveç meje, e di edhe Agjencia Kombëtare e Inteligjencës.

Aq serioze, sa më vjen inat të

zbulohet publikisht.

– Rubrika e Re: AUTOKRITIKË

Shakespeare meets Balkan sarcasm.

Të ngjashme