Në Skenderaj shqyhet posteri i kandidatit të VV-së për deputet

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 10:43 | Nga

Në qendër të Skenderajt është shqyer posteri i fushatës zgjedhore të Veton Seferit, kandidatit për deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje.

Veton Seferi, është kandidati i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje nga Skenderaj. Për më tepër, Seferi ditë më parë kishte larguar pas shumë vitesh posterin gjigant të Sami Lushtakut në këtë qytet për ta vendosur të vetin për këtë fushatë elektorale. E ky veprim si duket ka indinjuar disa persona të cilët dje ia kanë shqyer posterin e tij.

Në orën 12:00 në Skenderaj do të ketë fushatë elektorale të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, dhe vet Seferi dyshon që shqyerja e posterit të tij ka lidhje edhe me këtë gjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme