Në spitalet e vendit po trajtohen 1 000 pacientë me Covid-19, prej tyre 40 në gjendje kritike

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 15:29 | Nga Aulona Sylaj

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se në Spitalet e vendit po trajtohen 1 mijë pacientë me Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Ai në konferencë të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Armen Zemaj, shtoi se prej tyre 40 janë në gjendje kritike.

Krasniqi ka sqaruar se furnizimi me barna dhe oksigjen është duke u bërë në mënyrë të rregullt.

“…janë 1000 pacientë të shtrirë, 40 pacientë në gjendje kritike. Ka numër të madh të pacientëve të shtrirë”.

“Po furnizohet në mënyrë të rregullt stafi shëndetësorë me pajisje mbrojtëse. Ne sigurojmë që do t’i kemi të gjitha barnat dhe shtertë të mjaftueshëm”.

Të ngjashme