Në Spitalin e Gjakovës 64 persona janë të hospitalizuar dhe po trajtohen për COVID-19.
Nga ta 18 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 46 tjerë po i presin rezultatet apo t’u merren mostrata për testim.
Nga Spitali i Gjakovës është njoftuar se 20 nga pacientët janë me oksigjenoterapi.