Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 146 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 101 janë në oksigjeno-terapi.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, katër pacientë janë në Respirator (CPAP), 101 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 27 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, në 24 orët e fundit 196 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 40 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Dy lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme, një normale dhe një me prerje cezariane. Janë lindur dy foshnja të dyja të gjinisë femërore.
265 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,799 analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione.