Në Spitalin e Pejës po trajtohen 66 pacientë me COVID-19, ndërkohë 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Sipas një njoftimi nga ky spital, dy pacientë janë në respiratorë, kurse 47 të tjerë me oksigjeno-terapi.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tre pacientë.