Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 141 pacientë me Coronavirus.
Në njoftimin e bërë nga Spitali i Pejës thuhet se 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 98 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 23 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se në 24-orët e fundit nga coronavirusi janë shëruar 9 pacientë.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 160 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“2 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnja të dyja të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, 323 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,796 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.