Në Spitalin e Vushtrrisë, 14 pacientë me Coronavirus janë me oksigjenoterapi

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Vushtrrisë ‘Sheikh Zayed’ janë duke u trajtuar 16 pacientë për koronavirus, 14 prej tyre janë me oksigjenoterapi. Ndërsa 2 pacientë ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me COVID-19.

Zyrtarë të Spitalit të Vushtrrisë për Gazetën Sinjali kanë thënë se një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të infektuar ka edhe staf mjekësor, ku 1 infermier dhe 1 staf teknik janë pozitivë me COVID-19.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme