Që nga fillimi i Pandemisë deri në ditët e sotme në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë trajtuar gjithsej 1186 pacientë në repartet Covid, ku prej pacientëve të hospitalizuar, 91 raste kanë qenë nga Shqipëria.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se organizimi i punës për trajtimin e rasteve me Covid-19, është bërë në gjashtë reparte, reparti i Infektives dhe Dermatologjisë, reparti i Pulmologjisë dhe Neurologjisë, reparti i Interno, Njësia Koronare që është bërë Intensivë për Covid- 19.
Në këtë institucion janë 135 shtretër për trajtimin e rasteve me Covid-19. Gjatë gjithë pandemisë është operuara me këta shtretër dhe nuk ka pasur nevojë të rriten kapacitetet”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 36 pacientë, nga të cilët 23 janë raste të konfirmuara me Sars- Cov- 2 Pozitiv.
“Një rast është me respirator në Mjekimin Intensiv. Ndërsa me oksigjeniterapi janë 18 pacientë”, vijon njoftimi.
Në njoftim tutje theksohet se stafi i Spitalit të Gjakovës, me angazhim dhe përkushtim të madh po bënë një punë të jashtëzakonshme.