Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, sot mbajti pjesën e parë të mbledhjes IV të përbashkët në selinë e Parlamentit Evropian në Strasbourg, Francë.
Kjo mbledhje u kryesua nga Kryesuesi i delegacionit të PE-së, Tonino Picula dhe nga kryesuesi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi.
Në këtë mbledhje përfaqësues i Qeverisë së Republikës së Kosovës ishte Ministri i Puneve te Jashtme, Behgjet Pacoll, i cili prezantoi situatën aktuale të marrëdhënieve BE-Kosovë. Temat të tjera që u diskutuan përfshinë: menaxhimin e zgjedhjeve të fundit, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, krimet e luftës dhe rrugën drejt pajtimit, si dhe zhvillimet në ekonomi, duke përfshirë funksionimin e MSA-së.
Pjesa e dytë e mbledhjes do të vazhdojë neser, ku do të diskutohen temat si: sundimi i ligjit, me fokus tek lufta kundër krimit të organizuar, mbrojtja e të drejtave dhe lirive fundamentale, me fokus tek dhuna në familje dhe situate e romëve, si dhe Asistenca para-anëtarësim e Parlamentit Evropian e ofruar deri më tani.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës përbehët nga kryesuesi Memli Krasniqi, zv/kryesuesi Visar Ymeri dhe anëtarët: Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi, Vjosa Osmani-Sadriu, Armend Zemaj, Arben Gashi, Blerta Deliu-Kodra, Elmi Reçica, Time Kadrijaj, Bilall Sherifi, Adem Hoxha, dhe Danush Ademi.