Komisioni Parlamentar i Përbashkët për Stabilizim Asociim, Bashkimi Evropian-Kosovë, po mban sot në Strasburg mbledhjen e 6-të të përbashkët, në të cilën pjesëmarrës janë 13 anëtarë nga Parlamenti Evropian dhe 13 anëtarë nga Kuvendi i Kosovës. Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës është ambasadori i Kosovës në Bruksel, ndërsa përfaqësues nga Komisioni Evropian, David Cullen, udhëheqës i njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për ish-Republikën e Maqedonisë dhe Kosovës.
Në takim po shkëmbehen pikëpamje lidhur me situatën aktuale të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe BE-së. Temat tjera që do të diskutohen janë: dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjendja sociale dhe ekonomike në Kosovë, si dhe liberalizimi i vizave.
Nën udhëheqjen e deputetit Memli Krasniqi, delegacioni i Kuvendit të Kosovës përbëhet nga deputetët: Elmi Reçica, Arben Gashi, Glauk Konjufca, Blerta Deliu-Kodra, Vjosa Osmani-Sadriu, Albulena Haxhiu, Armend Zemaj, Bilall Sherifi, Time Kadrijaj dheVisar Ymeri, ndërsa nga Parlementi Evropian, nën udhëheqjen e Tonino Piculas, delegcioni përbëhet nga: Dobravka Suica, Thomas Waitz, Dominique Bilde, Cornelia Ernst, Tanja Fajon, Lukas Mandl, Jozo Rados, Laszlo Tokes, Ruza Tomasic, Daniele Viotti, Julie Ward, Zeljana Zovko, Amjad Bashir.