Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot është takuar me kryesinë e SBASHK-ut dega në Suharekë, për të biseduar për fillimin e procesit mësimor në muajin shtator.
“Ne jemi të mendimit që procesi mësimor duhet të filloj, natyrisht me respektimin maksimal të rregullave të caktuara nga institucionet shëndetësore”, shkruan kryetari, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai konsideron se është e rëndësishme që procesi mësimor të zhvillohet sipas plan-programit, sepse sipas tij, “do të ishte dëm i madh që gjeneratat të humbin kaq shumë nga angazhimi i mirëfilltë edukativo-arsimor”.