Më 11 prill 2021, policia në Suharekë ka bërë të ditur se ka marrë informacion se në tri raste kishte të organizuara ahengje familjare (dasma) në kundërshtim më Vendimin e Qeverisë Nr.01/05 dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.
Sipas policisë, në këto raste policia kishte intervenuar menjëherë, duke ndaluar aktivitetin e menjëhershëm dhe duke vepruar në bazë të ligjit, ku sipas dispozitave organizatorët janë ndëshkuar më tiketa në vlerë prej 200 euro.
Gjithashtu policia ka monitoruar dhe kontrolluar lokalet e gastronomisë, nga të cilët ka kërkuar të respektohen Vendimi i Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së. Në lidhje më këtë policia ka asistuar Inspektoret Komunal në një rast dhe ka shqiptuar 18 tiketa për mos mbajtje të maskës.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që në mënyrë profesionale të zbatoj Vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet profesionale të IKSHP-së, në mënyrë që kontributi zyrtar i policisë të ndikoj në uljen dhe parandalimin e shpërndarjes së virusit COVID-19”, thuhet në një njoftim për media.