Sot në Suhodoll po vazhdojnë dhe pritet edhe të përfundojnë gërmimet për eshtrat e një të pagjeturi nga lufta.
Sot gjatë ditës pritet të përfundojnë gërmimet në Suhodoll të Mitrovicës në kërkim të mbetjeve mortore të një viktime të luftës së fundit në Kosovë.
Në orën 9:00 të mëngjesit ekipi i mjekësisë ligjore është nisur për në Suhodoll të Mitrovicës për të vazhduar gërmimet në pjesën e mbetur në kërkim të një viktime të luftës.
Së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, prezent është edhe EULEX-i.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.
Këto gërmime mendohej të përfundonin më 24 gusht të këtij viti, por me kërkesën e familjarëve të ish- kryeministrit të ndjerë, Bajram Rexhepit, ato ishin shtyrë.
Familja Rexhepi ato ditë kishte hapur të pame dhe priste ngushëllime për shkak të vdekjes së ish-kryeministrit.