Në sulmin brutal ndaj futbollistëve prizrenas në Deçan, i përfshirë edhe një gjyqtar i futbollit

Prishtinë | 10 Sht 2024 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Nga përleshja e tmerrshme që ka ndodhur në Ligën e Dytë të Kosovës në ndeshjen ndërmjet Deçanit dhe Prizrenit, është i përfshirë edhe një gjyqtar i Ligës së Dytë në regjionin e Pejës, mëson Ekonomia Online.

EO mëson se në këtë përleshje është përfshirë edhe gjyqtari nga Deçani, Edmond Gjikokaj, i cili bën pjesë në garat e Ligës së Dytë në regjionin e Pejës.

Gjikokaj, siç shihet në video kontribuon në dhunë duke goditur futbollistët prizrenas, ngjashëm veprojnë edhe futbollistët dhe tifozët e Deçanit.

Ekonomia Online ka kërkuar sqarime edhe nga Komisioni i Gjyqtarëve në Pejë por që të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm deri në publikimin e këtij lajmi.

Më poshtë janë pamjet shqetësuese, ku futbollistët mysafirë të Prizrenit sulmohen në mënyrën më të ulët nga futbollistët vendas, kryesia e klubit dhe tifozët e Deçanit.

Të ngjashme