Në takimin Hoti-Vuçiq me 2 shtator, mund të jetë i pranishëm edhe Presidenti Trump

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të “angazhohen me intensitet” që në një periudhë më të afërt të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës me Serbinë njëherë e përgjithmonë, transmeton Gazeta Metro.

Sipas pretendimeve të diplomatëve, nuk është reale të pritet që në bisedimet e 2 shtatorit të jetë prezent edhe Presidenti Amerikan, Donald Trump.

Mirëpo i dërguari i tij Special për dialogun, Richard Grenell, që është nikoqiri i takimit “ka ambicie të mëdha t’i afroj të dy palët të pajtohen për një hap konkret në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, siç ishte rinovimi i trafikut ajror dhe hekurudhor në relacionin Beograd-Prishtinë, e cila u arrit pajtueshmëri në fillim të vitit”.

Në këtë kontekst, gazeta “Danas” shkruan nga burimet e saja diplomatike se është e mundur që në takimin në Shtëpinë e Bardhë të nënshkruhet “marrëveshje në fushën ekonomisë”, krejt kjo e ndërmjetësuar nga emisari amerikan Richard Grenell, në Shtëpinë e Bardhë me 2 shtator.

Bashkëbiseduesit e qarqeve diplomatike të Danas, përsërisin se do të jetë e vështirë të arrihet tek marrëveshja përfundimtare për Kosovën pa “përfshirjen direkt apo indirekt” të Amerikës në procesin e negociatave, megjithëse BE’ja është ndërmjetësi zyrtar në bisedime.

Kujtojmë se nikoqirë të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohen liderët e Kosovës dhe Serbisë, do të jenë këshilltari për siguri kombëtare, Robert O’Brien dhe i dërguari i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Të ngjashme