Shkencëtarët kanë thënë që e kanë krijuar një material të ri kuanti që një ditë mund ta transferojë informatën drejtpërdrejt nga truri njerëzor në një kompjuter, shkruan Futurism.
Ky kërkim është në fazat e para, mirëpo përfshin ide si ngarkimin e trurit në rrjete apo lidhjen e njerëzve me një kompjuter për ta përcjellë gjendjen e thellë shëndetësore – koncepte që deri tash kanë ekzistuar vetëm një fanta-shkencë.
Ky material i ri kuantumi i përshkruar në revistën “Komunikime Natyre” është një rrjet nikelati(“nickelate lattice”) që shkencëtarët thonë që mund t’i përkthejë në mënyrë të drejtpërdrejt sinjalet elektro-kimike të trurit në aktivitet elektrik që mund të interpretohet nga një kompjuter.
“Me besim mund të themi që ky material është një rrugë potenciale drejt ndërtimit të një pajisjeje kompjuterike që mund të ruajë dhe transferojë kujtime”, ka thënë për ScienceBlog inxhinieri nga Universiteti Purdue, Sriram Ramanathan.
Tani për tani, ky material i ri mund të hetojë vetëm aktivitetin e disa neurotransmetuesve – andaj ne ende nuk mund të ngarkojmë një tru të tërë apo diçka të tillë, vijon Futurism.
Por, nëse kjo teknologji përparon, hulumtuesit hipotetizojnë që mund të përdoret për të hetuar sëmundjet neurologjike, e ndoshta edhe për të ruajtur kujtime.
“Imagjinoni nëse vendosni një pajisje elektronike në tru, dhe kur funksionet natyrore të trurit të fillojnë të përkeqësohen, një person sërish mund t’i rikthejë kujtimet nga ajo pajisje”, ka thënë Ramanthan.