Ajo është e njohur për ndjenjën e saj unike të stilit dhe veshjet e saj të çuditshme në skenë.
Dhe Dua Lipa u shfaq e veshur me një ansambël tjetër të veçantë teksa po shijonte një natë në restorantin iranian “Berenjak” në Soho të Londrës të enjten në mbrëmje, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “Love Again”, 26 vjeçe, veshi sako të zezë, mbi një bluzë dhe pantallona të shkurtër në ngjyrat blu dhe vjollcë.
Me këtë veshje ajo u pa në disponim të mirë teksa doli për një mbrëmje, e shoqëruar nga i dashuri i saj në kryeqytetin e Anglisë.