Në Tetovë u përurua Qendra për trajtimin e fëmijëve autik, e cila do të funksionojë në kuadër të Qendrës për Autizëm të Tiranës, e cila drejtohet nga zonja Liri Berisha.
Qendra në Tetovë do të funksionojë në kuadër të institucioneve lokale të vendit, ndërsa me fëmijët autik, do të punojnë psikolog dhe defektolog të trajnuar në Qendrën për autizëm në Tiranë.
“Të gjithë duhet të bëhemi të vetëdijshëm që autizmi ekziston dhe duhet të zgjohemi për ta pranuar këtë, sepse është e rëndësishme, sidomos kur mendojmë që statistikat tregojnë që një në 58 fëmijë është me autizëm të bën të stepesh. Mua më vjen shumë mirë që ngrihet kjo qendër sepse tregon një ndryshim rrënjësor të mentalitetit të shoqërisë’ theksoi Liri Berisha, presidente e qendrës për autizëm Tiranë
Hapja e kësaj qendre, do të reduktoj harxhimet për familjet Tetovarë, që tani e ca vite, fëmijët e tyre i dërgonin për trajtim në Tiranë, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
“Do vazhdojmë mbështetjen e këtij lloji nismash të jemi pjesë aktive e tërë këtij procesi, dhe në të njëjtën kohë të jemi pjesë e këtyre qendrave në shumë qytete ku flitet gjuha shqipe sepse është shumë e rëndësishme që terapia e këtyre fëmijëve, të bëhet në gjuhën amtare” theksoi Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës
Në Tetovë e rrethinë, janë të evidentuar rreth 50 fëmijë, që vuajnë nga sëmundja e autizmit.