Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, është mbajtur provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në afatin e parë për vitin akademik 2017/2018.
Me këtë rast Rektori Ramë Vataj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka bërë monitorimin e procesit të provimit pranues për tu siguruar se gjithçka po shkon në bazë të normave.
Rektori Vataj kandidatëve u uroi suksese në regjistrim ndërsa nga ana e komisioneve për pranim kërkoi që të veprojnë në bazë të kushteve të konkursit dhe të gjithë të trajtohen në mënyrë të barabartë.
Të hënën është mbajtur provimi pranues në Fakultetin Ekonomik, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Filologjisë, në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe në Fakultetin e Edukimit të martën do të mbahet provimi pranues.