Në UPZ sot fillojnë aplikimet për regjistrim në vitin akademik 2018/2019

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 10:14 | Nga

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, për vitin e parë të studimeve themelore- Bachelor, për vitin akademik 2018/2019, në afatin e parë do të pranojë 2080 studentë në 18 drejtime përkatëse, në: Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Filologjisë, Fakultetin e Ekonomisë dhe në Fakultetin Juridik.   

UPZ, studentët e rinj i pret në programe studimore bazuar në kërkesat e tregut dhe me kushte më të mira në të gjitha aspektet, me staf adekuat akademik dhe infrastrukturë bashkëkohore.  Konkursi do të publikohet në webfaqen e universitetit www.uni-prizren.com.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme