Në Universitetin e Prizrenit sot mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare ICONST, me tematika të ndryshme nga shkencat e natyrës dhe teknologjia, shkencat e jetës dhe teknologjia dhe nga shkencat inxhinierike dhe teknologjia.
Sipas programit, në orën 10:30 do të mbahen fjalimet hyrëse, ku prezent do të jetë rektori i Universitetit “Uygulamalı Bilimler”, Ibrahim Diler; rektori i Universitetit të Izmirit, Prof. Dr. Bedriye Tunçsiper; rektori i Universitetit “Uluslararasi Vizyon”, Prof. Dr. Fadil Hoca; si dhe rektori i Universitetit të Prizrenit, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj.
Rektorët Temaj dhe Diler do të mbajnë fjalimet akademike.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, fjalimin do të mbajë ministri në detyrë i Administratës Publike, Mahir Yağcılar.
Pas fjalimev, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe ministri Mahir Yağcilar do të ndajë mirënjohje për rektorët e universiteteve.
Programi do të mbarojë me një koktej rasti në ora 12:00.
Pas përfundimit të programit rektorët me përfaqësuesit e ERASMUS-it do të mbajnë mbledhjen ku do të diskutohen bashkëpunimi ndërmjet universiteteve, realizimi i projekteve të përkrahur nga KB, BE dhe TIKA.
Në ora 19:30 takimi dhe darka do të vazhdojë në “Nafron Diamond” ku do të marrin pjesë 150 akademikë dhe rektorë. Me këtë rast do të shfaqet një sempozium rreth vlerës dhe rëndësisë së Prizrenit, ku do të mbajë fjalim kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe kryetari i UBAV, Ergin Kala.
Në mbrëmje do të ketë edhe një program me muzikë popullore.
Përveç pjesëmarrësve nga Turqia do të ketë pjesëmarrës edhe nga Polonia, Italia, Kroacia dhe Shqipëria.