“Në vend se të shpërblehet, akuzohet – Imazh i keq për investitorët e huaj” – Lulzim Rafuna për deklaratat e Kurtit kundër Devollit

Prishtinë | 14 Jan 2025 | 22:46 | Nga Ekonomia Online

Në emisionin Pressing në T7, temë e diskutimit mes penalistëve është ‘Pushteti presion bizneseve – A po i frikësohet Kurti fuqizimit të opozitës?’

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna ka përmendur edhe deklaratat e kryeministrit Albin Kurti në Pejë kundër Devolli Corporation, ku tha se sot një kompani e tillë duhet të shpërblehet, e jo të akuzohet.

Sipas tij, e gjithë kjo nuk është një imazh i mirë për investitorët e huaj.

“Sot një kompani e tillë në vend që të shpërblehet, akuzohet nuk është e mirë, dhe nuk duhet me ndodh kjo. Kjo nuk është një imazh i mirë për investitorët e huaj. Përveç aspekteve tjera që i vlerëson një investitorë është edhe aspekti politik, siguria politike, pra se një qeveri çfarë qasje ndaj biznesit”, tha ai.

Të ngjashme