Momentalisht Kosova është para një presioni për heqjen e masave të importeve nga Serbia, që ka ardhë nga veprime politike të pakordinuara zingjirore të Qeverisë së Kosovës. Në këtë pikë mund të them që pjesërisht jam me Qeverinë e Kosovës, në aspektin që ne duhet të bëjmë qmos në uljen e importit nga Serbia, ndoshta edhe të importit në përgjithësi, që të ulim varësinë ekonomike nga Serbia (lexo: importi i produkteve serbe).
Gjithsesi këto janë masa të cilat janë marrë në afekt, pa analizë, dhe pa përfillë rregulla dhe raporte ndërkombëtare, dhe si të tilla i sjellin dëme të konsiderueshme ekonomisë kosovare, më saktësisht bizneseve kosovare dhe veçanërisht dëmtim të raporteve me aleatët.
Pasojat ndihen në shumë drejtime, si:
Në vend të vendimeve ad-hoc dhe të pamenduara e të paanalizuara, ne Kosova, në këtë rast Qeveria e Kosovës, duhet të ndërtojmë një sistem mbrojtës që funksionon çdo ditë që varësia ekonomike nga Serbia të shkëputet apo ulet në masë të konsiderueshme. Veprimet që ne duhet të i ndërmarrim janë;
Ne kemi parë që në rast të ndërmarrjes së masave të BE dhe SHBA, pasojat në ekonominë nacionale janë të menjëhershme dhe shkaktojnë çrregullim dhe ngecje për një periudhë të gjatë edhe pas largimit të këtyre masave.
Për pak muaj pasojat e saksioneve kanë filluar të ndjehen në ekonominë e Kosovës. Sipas të dhënave të Agjensionit të Statistikave të Kosovës dhe World Bank, deficit tregtar është më i lartë për 4,4% në muajin korrik 2023, krahasuar me korrikun 2022. Deficiti në këtë periudhë ka arritë në 444,7 milion euro, krahasuar me deficitin prej 426,1 milion euro në vitin 2022.
Sa I përket kategorive të eksportit dhe importit, dy kategoritë kanë regres. Eksporti i mallrave në muajin korrik 2023 është 67,3 milion euro, ndërsa importi 512,0 milion euro, që është një rënie prej (-11,8%) për eksport, si dhe një rritje prej 1,9% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Shqetësuese është fakti që edhe më 2022 kishte rritje të lartë të importit.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së ishin 22,1 milion euro, me një rënie prej (-16,3%) krahasuar me periudhën e njejtë të 2022.
Nëse vazhdohet me këto trende, do të kemi trende negative në të gjitha indikatorët/kategoritë ekonomike. Qeveria e Kosovës duhet ta marrë si apel këtë gjendje dhe të vërë në lëvizje të gjithë aktoret për sanimin e gjendjes. Nuk po e marr të drejtën të bëj direkt rekomandime, edhe pse vështirë do të kishte kundërshtime, megjithatë është e rrugës që në këtë gjendje duhen ekspertë dhe masa emergjente.