Nuk do të ketë hapje të shkollave në Venezuelë ashtu siç parashihej të ndodhte këtë muaj.
Presidenti i këtij vendi, Nicolas Maduro, njoftoi gjatë të dielës se mësimi nuk do të fillojë deri të paktën në vitin 2021.
“Nuk është e dobishme për të kontrolluar gjendjen e pandemisë,” ka thënë Maduro, raporton BBC.
Ai ka shtuar se mësimi do të vazhdojë me platformën online dhe transmetimin në një kanal televiziv shtetëror.
Ndërkaq shumë prindër kanë paralajmëruar që problemet me internetin e Venezuelës dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë, nuk do të mundësonin komunikimin në mënyrë virtuale dhe kanë cilësuar si alternativë jo të vlefshme.
Gjithashtu thonë se kanë frikë se mësimet e transmetuara në kanalet shtetërore do të përdoren nga qeveria socialiste për të “indoktrinuar” fëmijët.
Venezuela numëron më shumë se 60 mijë raste me koronavirus, të shëruar 48 mijë 644 dhe 485 të vdekur.