Ndalimi i zyrtarëve të lëvizjës Vetëvendosje!, dhe shamjet e klithmat fashiste kundër Kosovës – në Kosovë (territorin kushtetues të saj) duhet ta shohim me indinjatë, jo gjithaç ndaj turmave ultranacionaliste serbe (që nuk dëgjohen përsëgjalli kur Kosova atje shkon me polici e blinda e kryengritet kur atje shkon Kosova civile) sa ndaj Srpska Lista-s, që nxitë e orienton kundër shqiptarëve këtë fashizëm të ri.
Ky shfrim plot urrejtje, nuk flet shumë për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, sa për rolin abuziv të Srpska Lista dhe mungesën e lojalitetin për shtetin ku ata veprojnë dhe gëzojnë privilegje!
Zotërinjtë Rakić, Simić e tjerët shkojnë e vijnë me Jeep-a t’zi, pronë e po këtij shteti dhe gëzojnë liri të plotë lëvizjeje në Prishtinë e kudo në vend dhe kjo është në rregull, sepse serbët si shtetas të kësaj Republike i realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese.
Mirëpo heshtja e tyre kur kolegëve të tyre shqiptarë u vërsulën turma egërshshane, është qyqarllëk dhe dyftyrësi.
P.S.
I vetmi gabim i Albin Kurtit është se matanë Ures së Ibrit ka mësy për pak vota më shumë pra nē rrethana parazgjedhore, për ta rritē patriotizmin deklarativ-vizuel, kurse gabimi i Vjosa Osmanit është i dyfishtë: Duke qenë palë në zgjedhje, e ka vënë postin e UD Presidentes (Komandant Suprem i Forcave të Armatosura) në rrethana poshtruese!