Në Vushtrri janë strehuar 20 persona nga Shqipëria

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Pas tërmetit të rëndë që goditi Shqipërinë, është rritur numri i familjeve të zhvendosura nga Shqipëria që po kërkojnë strehim në qytetin e Vushtrrisë. Këtë e thotë komuna e Vushtrrisë përmes një kumtese për media.

Komuna e Vushtrrisë sot ka themeluar një Komision për evidentimin e shtetaseve nga Shqipëria të cilët po kërkojnë strehim në Vushtrri.

Besim Muzaqi, nënkryetar i Komunës tha se Komuna e Vushtrrisë është duke përcjellë nga afër këtë proces, e falë bujarisë dhe solidaritetit të qytetarëve vushtrrias, është bërë edhe akomodimi i familjeve nëpër shtëpi private.

Ai thotë se sipas të dhënave që kanë deri më tani numri i familjeve që janë strehuar në Vushtrri është 20.

“Komuna u bën thirrje shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar strehim në Vushtrri që të paraqiten për regjistrim në Komunën e Vushtrrisë. Paraqitjen e tyre ata mund ta bëjnë tek sporteli i Qendrës së Shërbimit të qytetarëve në hyrje të objektit të Komunës së Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu Komuna u bënë thirrje qytetarëve vushtrrias që kanë në dispozicion shtëpi të banueshme dhe që kanë mundësi të akomodojnë në shtëpitë e tyre shtetasit nga Shqipëria, që të lajmërohen në Drejtorinë e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile, te drejtori Bajrush Kosumi ose në telefonin + 383 44 174 029”, përfundon njoftimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme