Në qytetin e Vushtrrisë ka nisur të mërkurën rrugëtimin e tij festivali ndërkombëtar i filmit “Castle Fest”, kështu ka bërë të ditur kryetar i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi.
Idrizi përmes në njoftimi në facebook, ka bërë të ditur se ky festival i cili do të zhvillohet për dy ditë radhazi do t’i bëjë bashkë filmbërësit e rajonit dhe Evropës, ku filmdashësit do të mund ti përcjellin filmat e metrazhit të shkurtër që do të shfaqen në këtë festival.
Ai me tej ka shtuar se festivali është mbështetur nga Komuna e Vushtrrisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe se organizimi i tij ka ardhur si bashkëpunim i dy aktorëve vushtrrias, aktorit Besar Zahiti, i cili edhe është njëkohësisht drejtor i festivalit ndërkombëtar të filmit “Castle Fest” dhe Fazli Muharremit.